Arrestimi erdhi pas dyshimeve të autoriteteve serbe për krime lufte. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se Selmani u arrestua teksa po kthehej në Kosovë.

Familjarët e Selmanit i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i konsideruar ato si të pabazuara dhe të pavërteta. Ata theksuan besimin në pafajësinë e tij dhe kërkuan zbardhjen e plotë të rastit.