Zoti Sela theksoi se partia e tij ka dorëzuar amendamente për Kodin Zgjedhor. Ai paralajmëroi se do të bllokojë Kodin Zgjedhor nëse nuk lejohet votimi elektronik ose me postë i diasporës edhe në zgjedhjet lokale.

Sela akuzoi partitë VLEN dhe BDI, së bashku me OBRM-PDUKM, se kanë nënshkruar për të përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale. Sipas tij, kjo synon uljen e ndikimit të tyre në komuna të rëndësishme si Kërçova, Bërvenica dhe Buteli.

Ai shtoi se votimi elektronik i diasporës në zgjedhjet presidenciale synon zbehjen e ndikimit të shqiptarëve dhe arritjen më të lehtë të censusit. Lidhur me votimin në zgjedhjet parlamentare në njësi të veçantë, Sela u shpreh se kjo dëshiron të mbajë diasporën larg proceseve politike në vendlindje.