Hegseth pritej të zhvillonte vizitën e tij të parë në Izrael si sekretar mbrojtjeje. Ai do të takonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Israel Katz. Gjithashtu, ishte planifikuar të vizitonte bazat e forcave ajrore izraelite.
Një nga qëllimet e vizitës ishte adresimi i shqetësimeve të Izraelit lidhur me shitjen e mundshme të avionëve luftarakë F-35 Turqisë. Presidenti amerikan Donald Trump e kishte përmendur këtë çështje gjatë samitit të NATO-s në Ankara.
Kryeministri Netanyahu deklaroi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, “nuk është pikërisht një aleat model i Shteteve të Bashkuara”. Ai shtoi se Erdogan “kërcënon të shkatërrojë vendin tim, shtetin e vetëm hebre”. Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që përdor aktualisht avionët F-35, mjetet luftarakë më të avancuar të Amerikës.