Sara Gjordeni dhe Bardhi, çift i njohur për publikun, kanë njoftuar se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata zbuluan gjininë e foshnjës, duke konfirmuar se do të mirëpresin një vajzë tjetër në familjen e tyre.

Lajmin e shtatzënisë, Sara Gjordeni e ndau më herët gjatë një puntate të emisionit “She’s on Top”. Çifti ka tashmë një vajzë, Nea, e cila së shpejti mbush dy vjeç. Zbulimi i gjinisë u bë publik përmes një videoje familjare në rrjetet sociale, ku Nea preku një tortë me ngjyrë rozë brenda, duke treguar ardhjen e vajzës së dytë.

Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.