Kryeqyteti turk është blinduar plotësisht, me rrugë të bllokuara dhe patrullime të vazhdueshme me dronë. Ky nivel sigurie cilësohet si më i larti në historinë moderne të Turqisë. Masat do të vazhdojnë edhe një javë pas përfundimit të samitit.

Autoritetet turke kanë arrestuar qindra persona në Ankara, Stamboll, Izmir, Adana dhe Eskişehir. Prokuroria e Ankarasë dyshon se të arrestuarit mund të organizojnë sulme ose protesta gjatë samitit. Mes tyre raportohet të jenë profesorë, kryetarë organizatash joqeveritare, avokatë dhe përfaqësues sindikatash të majta.

Për organizimin e samitit, Turqia ka investuar miliarda euro. Të gjitha rrugët e Ankarasë janë shtruar nga e para. Për pritjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump është hapur edhe një aeroport i vjetër, i papërdorur prej 60 vitesh, brenda qytetit të Ankarasë.

Trump pritet të mbërrijë me një delegacion të madh prej rreth 1,000 delegatësh, përfshirë biznesmenë, kongresmenë dhe investitorë. Ai do të zhvillojë edhe një takim të veçantë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kabinetin e tij.