Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Tiranë. Deklarata e Ramës vjen pas njoftimit të bërë më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Gjatë një prononcimi nga Turqia, ku ndodhej me delegacionin shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara, Rama u shpreh se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i takimit të ardhshëm të liderëve të Aleancës. Ai theksoi se Shqipëria tani vepron sipas vendimeve të saj, duke nënvizuar se 'samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë'.