Tridhjetë e dy liderë të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, së bashku me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, do të marrin pjesë në këtë samit kyç. Takimi pritet të fokusohet në rritjen e investimeve për mbrojtjen, forcimin e prodhimit transatlantik në këtë fushë dhe mbështetjen e Ukrainës.

Përveç vendeve anëtare, në samit do të jenë të pranishëm edhe partnerë nga rajoni Indo-Paqësor, si Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re. Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Turqi ishte në vitin 2004, në Stamboll.