Samiti i NATO-s filloi të martën dhe do të vijojë edhe ditën e mërkurë. Liderët e vendeve anëtare të NATO-s mblidhen për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në darkën zyrtare mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai u mirëprit nga Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan.
Kjo ceremoni, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortët e liderëve, përfaqëson një moment simbolik dhe tradicional në samitet e NATO-s. Ajo zhvillohet përpara sesioneve zyrtare të punimeve.