Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Samiti i ardhshëm i NATO-s në vitin 2027 do të zhvillohet në Tiranë. Ai e bëri këtë njoftim përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa theksoi rolin aktiv të Shqipërisë në vendimmarrje.
Deklarata e Ramës pasoi konfirmimin e Mark Rutte, i cili pas përfundimit të samitit të fundit të NATO-s, njoftoi se ngjarja e radhës do të mbahet në Shqipëri. Kryeministri shqiptar nënvizoi se koha kur të tjerët vendosnin për Shqipërinë ka përfunduar, duke theksuar se vendi tani vepron sipas vendimeve të veta.