Ilaria Salis, eurodeputete italiane, mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë kundër projektit të propozuar për zonën e Sazanit dhe Nartës. Ajo theksoi se prania e saj synonte të mbështeste kauzën e mbrojtjes së mjedisit dhe demokracisë në Shqipëri. Salis u shpreh se protesta nuk përfaqësonte vetëm një lëvizje ambientaliste, por edhe një mobilizim qytetar për demokracinë dhe sovranitetin.
Eurodeputetja deklaroi se mesazhi i protestuesve ishte se "Shqipëria nuk është në shitje dhe askush nuk mund të vijë nga jashtë për të blerë territor të Republikës së Shqipërisë". Ajo vlerësoi se ata që qëndrojnë pas projektit në Lagunën e Nartës dhe Zvërnec janë të njëjtët që kanë kryer invazione në shtete të ndryshme në të kaluarën. Salis shprehu kundërshtimin ndaj kësaj "logjike imperialiste" dhe metodave të zhvillimit të tilla.