Zoti Salihaj vlerësoi se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 7 qershorit ku LDK doli e treta, po ndikon negativisht. Ai shprehu shqetësimin se kjo situatë e dobëson LDK-në në negociatat për formimin e qeverisë.
Sipas Salihajt, tensionet brenda partisë kanë nisur më herët dhe tashmë kanë eskaluar. Kjo gjendje e bën LDK-në më pak faktorizuese, veçanërisht në kontekstin e formimit të institucioneve, duke e vështirësuar marrjen e vendimeve unitare për koalicione të mundshme. Ai përmendi se LDK-ja tradicionalisht është parë si një partner i mundshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.
Salihaj theksoi se LDK-ja ka pasur ndikime të brendshme edhe në të kaluarën, duke sjellë shembullin e vitit 2004. Atëherë, megjithëse kishte propozime për koalicion me PDK-në, ishte ish-presidenti Ibrahim Rugova që vendosi për bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.