Willy Sagnol, ish-mbrojtës i kombëtares franceze dhe Bayern Munich, vlerësoi lart Michael Olise. Në një intervistë për “BILD”, Sagnol e cilësoi Olisen si futbollistin më të mirë në botë për momentin. Ai theksoi se Olise duhet të fitojë “Topin e Artë” në fund të vitit, pasi, sipas tij, ai është shumë përpara çdo lojtari tjetër.

Sagnol theksoi frymën kolektive të 24-vjeçarit, duke deklaruar se ai luan për skuadrën dhe jo për statistika personale. Ai e krahasoi Olisen me Zinedine Zidane, duke shtuar se mesfushori i Bayernit mendon për ekipin, ndryshe nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët janë fokusuar edhe te statistikat individuale. Sagnol u shpreh se “Olise është një lojtar i vërtetë ekipi”.

Pavarësisht se nuk ka shënuar në Kupën e Botës 2026, Michael Olise ka qenë vendimtar për Francën. Ai ka regjistruar gjashtë asistime në katër ndeshje dhe konsiderohet një nga lojtarët më të spikatur të turneut.