Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se projekti “Qytet i Sigurt”, i nisur këtë vit, ka ulur numrin e viktimave në aksidente. Nga shkurti deri në qershor 2024, janë regjistruar 34 viktima në aksidente rrugore. Kjo shifër paraqet një ulje prej 40% krahasuar me 55 viktimat e shënuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Që nga fillimi i zbatimit të sistemit, janë konstatuar mbi 130 mijë kundërvajtje në komunikacion. Prej tyre, mbi 95% lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. MPB thekson se drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve mbetet rreziku kryesor në rrugë.