Arrestimi ndodhi më 4 korrik 2026, rreth orës 13:00. Gjatë kontrollit të dokumenteve të një autobusi, i dyshuari vendosi një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve të udhëtimit.

I pyetur nga policët, ai deklaroi se paratë ishin “për kafe”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.