Rusia, një fuqi e rëndësishme sportive, ishte pezulluar nga Lojërat Olimpike dhe shumica e aktiviteteve ndërkombëtare pas sulmit ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Vendimi i CIO-s shënon rikthimin e sportistëve rusë në skenën më të lartë sportive botërore.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse atletëve rusë do t'u lejohet të garojnë nën flamurin kombëtar apo nëse himni i Rusisë do të ekzekutohet gjatë ceremonive të ndarjes së medaljeve. Ky aspekt do të vendoset në një fazë të mëvonshme.
Përveç kësaj, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar Federatave Ndërkombëtare të sporteve të tjera të pranojnë atletët rusë në aktivitetet e tyre. Në Lojërat Olimpike Verore të Tokios në vitin 2021, pjesëmarrja e fundit e Rusisë, vendi fitoi gjithsej 71 medalje, përfshirë 20 të arta, duke u renditur e pesta në klasifikimin ekipor.