Autoritetet njoftuan se grupet online shërbejnë si platformë për autorët, kryesisht meshkuj, për të koordinuar sulmet, shkëmbyer informacione dhe publikuar video e foto të abuzimeve. Viktima kryesisht janë gra, të cilave u jepen qetësues para përdhunimit dhe sulmeve seksuale. Europol dhe Agjencia Kombëtare Britanike Kundër Krimit (NCA) kanë bërë të ditur detaje mbi këtë fenomen.
Agjencitë gjermane dhe britanike, me mbështetjen e forcave nga SHBA-ja, Brazili, Kanadaja, Franca, Hungaria, Holanda dhe Spanja, kanë nisur një operacion të përbashkët për të ndalur këtë kërcënim në rritje. Ky operacion, i emërtuar “Projekti Meduza”, filloi në prill dhe ka identifikuar mbi 150 të dyshuar dhe viktima. Deri tani janë arrestuar 57 persona.
Hetimet nisën pas rastit të Gisele Pelicot në Francë, bashkëshorti i së cilës akuzohet se i kërkoi dhjetëra të panjohurve ta përdhunonin atë ndërsa ishte pa ndjenja. Në grupet online, autorët shkëmbejnë informacion rreth llojeve të drogave, metodave të administrimit të tyre, strategjive për t'iu shmangur drejtësisë, si dhe kërkojnë e shpërndajnë video e foto abuzive.