Arrestimet vijnë pas një hetimi të thelluar nga NCA, i cili nisi pas një raportimi të gazetarëve gjermanë në vitin 2025. Ky raport zbuloi një forum online ku diskutoheshin dhe organizoheshin krime të tilla. Agjencia britanike identifikoi mbi 270 persona të lidhur me këtë platformë.
Sipas zëvendëskryetarit të NCA-së, Nigel Leary, sulmet seksuale të shkaktuara nga droga nuk janë më incidente të izoluara, por po bëhen gjithnjë e më të organizuara. Ai e cilësoi shkallën e fenomenit të zbuluar si thellësisht shqetësuese.
Aktualisht, 14 hetime të ndara janë duke u zhvilluar, si brenda ashtu edhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Rastet e zbuluara ngjasojnë me atë të Giselle Pelicot në Francë, e cila u drogua nga ish-burri dhe u abuzua për gati një dekadë. Pas gjyqit të Dominique Pelicot në vitin 2025, shumë raste të ngjashme janë shfaqur në Evropë, sidomos në Gjermani dhe Holandë.