Një përleshje fizike shpërtheu mes tri grave të enjten rreth orës 15:30, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup. Sipas raportimeve, incidenti pasoi një keqkuptim paraprak në trafik, duke rezultuar në prishjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në përleshje morën pjesë 30-vjeçarja M.Gj., dhe në anën tjetër, 51-vjeçarja A.D. së bashku me 21-vjeçaren S.J., të gjitha banore të Shkupit.
Policia e Shkupit njoftoi se po punon për dokumentimin e plotë të rastit. Pas përfundimit të hetimeve, do të ndjekin parashtresat përkatëse ligjore.