Portugalia u eliminua me rezultatin 1-0, pas një goli të shënuar në minutat shtesë. Ronaldo deklaroi se ndeshja mund të kishte shkuar në favor të cilësdo skuadër. Sipas tij, Spanja shënoi falë pak fati në fund, por ky është realiteti i futbollit.
Ylli portugez vlerësoi se ndeshja ishte shumë e barabartë dhe e luftuar. Ai shtoi se Portugalia dha maksimumin në fushë. Kur jep gjithçka, nuk ka vend për pendim, përfundoi Ronaldo.
Ronaldo nuk zbuloi nëse do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas këtij eliminimi.