Sipas Louis Sahas, personaliteti dhe mënyra e komunikimit të dy futbollistëve janë arsyeja kryesore. Ronaldo flet më hapur dhe e deklaron veten si më të mirin, çka tërheq më shumë kritika nga publiku.
Nga ana tjetër, Messi përshkruhet si më i qetë dhe më i rezervuar. Saha thekson se kjo sjellje e Messit bën që ai të shmangë vëmendjen negative. Ish-futbollisti francez shpreh admirim për Ronaldon, pasi ky i fundit flet hapur dhe shpeshherë u mbyll gojën kritikëve me performancat e tij, siç ndodhi në ndeshjen kundër Uzbekistanit, pavarësisht moshës 41-vjeçare.