Skuadra e Kroacisë u eliminua nga Kupa e Botës, duke lënë pas zhgënjim të thellë te futbollistët. Mesfushori Petar Sucic nuk i mbajti dot lotët në fund të ndeshjes, shkaku i humbjes ndaj Portugalisë.

Cristiano Ronaldo iu afrua menjëherë Sucic-it për ta ngushëlluar. Ylli portugez i tha mesfushorit kroat se kjo është pjesë e futbollit, se do të ketë situata të vështira, por se ai është një lojtar i shkëlqyer dhe duhet të vazhdojë përpara, pasi në të ardhmen do të jetë më mirë.

Sucic u shpreh se ndihej i zbrazët pas ndeshjes. Ai shtoi se Kroacia meritonte më shumë, duke theksuar krenarinë për ekipin, veçanërisht për performancën në pjesën e dytë. Ai përmendi gjithashtu anulimin e tre golave dhe vuri në dukje se disa vendime gjyqtarësh shkuan në dëm të skuadrës kroate.