Ish-sulmuesi legjendar, i njohur si “Fenomeni”, deklaroi se eliminimi filloi me vendimet e marra nga stoli. Edhe pse e konsideroi Ancelottin një nga trajnerët më të mirë në histori, Ronaldo theksoi se italiani bëri shumë gabime në ndeshjen kundër Norvegjisë.
Sipas Ronaldos, skuadra e Brazilit ka vuajtur në mesfushë dhe nuk ka qenë kurrë në rrugën e duhur. Ai theksoi nevojën për punë të madhe për të evidentuar lojtarë të rinj dhe për të kthyer ekipin në binarë. Kritikët në media janë shtuar pas këtij eleminimi të papritur, ndonëse federata braziliane ka konfirmuar Ancelottin në detyrë.