Pamjet ku Ronaldo flet me vete u bënë virale menjëherë pas ndeshjes. Shumë e interpretuan këtë si një akt vetë-motivimi.

Teoria kryesore sugjeron se ai tha në portugalisht "Vais marcar", që do të thotë "Do të shënosh". Kjo shihet si një formë inkurajimi personal para një gjuajtjeje vendimtare.

Një teori tjetër qarkullon se Ronaldo shqiptoi "Bismilah", që në arabisht do të thotë "Në emër të Zotit". Kjo lidhet me periudhën kur ai luajti për klubin saudit Al-Nassr, ku dyshohet se mund ta ketë përdorur këtë frazë.

Megjithatë, kjo teori ka ndarë opinionet, pasi Ronaldo njihet publikisht si i krishterë. Për këtë arsye, shumë besojnë se fjalët e tij ishin më tepër inkurajim në gjuhën amtare, sesa një lutje islame.