Ndeshja mes Portugalisë dhe Kroacisë, e cila luhet të premten në orën 01:00 sipas kohës së Kosovës, pritet të shënojë fundin e paraqitjeve të tyre në këtë kompeticion botëror. Ronaldo, 41 vjeç, ka luajtur në të gjitha ndeshjet grupore dhe pritet të jetë në formacionin startues kundër Kroacisë.
Sulmuesi portugez u bë lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të Botës, pas dy golave kundër Uzbekistanit. Modriq, 40 vjeç, arriti ndeshjen e 200-të me Kroacinë në fitoren 1-0 ndaj Panamasë, duke u bashkuar me Ronaldon si një nga katër lojtarët me kaq shumë paraqitje. Të dy yjet kanë fituar katër Liga të Kampionëve së bashku me Real Madridin.
Megjithë karrierat e tyre të jashtëzakonshme, asnjëri prej tyre nuk ka fituar titullin e Kupës së Botës. Kroacia ishte nënkampione në vitin 2018, ndërsa Portugalia kërkon titullin e saj të parë, i vetmi që i mungon edhe Ronaldos.