Portugalia dhe Kroacia do të përballen të enjten në mbrëmje në Toronto, në kuadër të fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës. Fituesi i këtij takimi do të avancojë në 1/8-tën e finales, ku do të ndeshet me Spanjën ose Austrinë.

Ronaldo, kapiteni 41-vjeçar, postoi një mesazh të shkurtër në gjuhën amtare, duke kërkuar nga portugezët të mbushnin stadiumin. “Bëjeni të ndihemi si në shtëpi”, ishte mesazhi i tij. Postimi mori gati katër milionë pëlqime deri në orën 14:00 të së enjtes.

Sulmuesi portugez ka shënuar dy gola në këtë Kupë Bote, të dy kundër Uzbekistanit në fitoren 5-0. Ai nuk shënoi në ndeshjet e tjera të fazës së grupeve kundër Kolumbisë dhe RD të Kongos. Portugalia e mbylli Grupin K pa humbje. Ndeshja kundër Kroacisë konsiderohet prova e parë e vërtetë për ekipin e tij në fazën eliminatore.

Kjo ndeshje mund të shënojë përballjen e fundit në karrierën e gjatë mes Ronaldos dhe ish-shokut të skuadrës te Real Madridi, Luka Modric.