Spanja siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Portugalinë me rezultat 1-0 në Dallas. Goli i Mikel Merinos në minutën e parë të kohës shtesë vulosi fitoren spanjolle. Megjithatë, incidenti mes dy ish-bashkëlojtarëve të Manchester Cityt, Rodrit dhe Bernardo Silvës, mori vëmendje të madhe.
Përplasja ndodhi në sekondat e fundit të takimit, kur Portugalia po kërkonte golin e barazimit. Bernardo Silva humbi një mundësi me kokë. Menjëherë pas aksionit, Rodri iu afrua Silvës dhe e goditi lehtë në kokë, në shenjë ironie, siç u interpretua nga pamjet e publikuara. Portugezi reagoi i nervozuar dhe të dy shkëmbyen fjalë.
Pas ndeshjes, mesfushori spanjoll Rodri pranoi gabimin e tij. Ai i kërkoi falje publikisht Bernardo Silvës. “I kërkoj falje Bernardo Silvës që festova gabimin e tij në fund të ndeshjes. Ishte faji im”, deklaroi Rodri. Dyshja Rodri dhe Bernardo Silva kanë qenë bashkëlojtarë te Manchester City për pesë sezone, duke luajtur së bashku në 248 ndeshje, përpara se Silva të largohej këtë verë për t'iu bashkuar Real Madridit.