Rita Ora, këngëtarja me famë botërore, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga pushimet e saj në Mykonos, Greqi. Artistja u shfaq në formë të mirë, duke ekspozuar linjat e saj trupore gjatë kohës që shijonte diellin dhe detin.
Ajo theksoi se kishte nevojë për një "rifreskim shpirtëror" pas angazhimeve të shumta profesionale, duke shkruar: "Diell, bikini dhe muzikë...". Postimi i saj mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.
Paralelisht me pushimet, Rita Ora po vijon punën për projektet e saj muzikore. Këngëtarja është në fazat përfundimtare të përgatitjes së albumit të saj të katërt në studio. Ky album, ende pa një titull zyrtar, pritet të publikohet së shpejti, duke sjellë këngë të reja për fansat e saj në mbarë botën.