Ndryshimet synojnë forcimin e rolit të mjekësisë familjare, në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Qendra, e njohur më parë si Qendra Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, do të vazhdojë funksionimin si bazë për formimin praktik të mjekëve specializantë në Mjekësi Familjare, sipas marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Universitetin e Mjekësisë Tiranë.

Sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Deklaratës së Astanës (2018), mjeku i familjes përbën pikën e parë të kontaktit të qytetarit me sistemin shëndetësor. Shërbimet specialistike organizohen në struktura të dedikuara. Mjekët specialistë do të vazhdojnë të shërbejnë në të njëjtat ambiente dhe për të njëjtën popullatë. Ata kalojnë vetëm administrativisht në varësi të Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1 në Tiranë.

Për qytetarët, as mjeku dhe as vendi i marrjes së shërbimit nuk ndryshon. Ndryshon vetëm organizimi administrativ, me qëllim forcimin e mjekësisë së familjes dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.