Zëvendësimi i ministrave në qeveri nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore për shtetin. Sipas profesorit Bashkim Selmani, strategjia e munguar, borxhet publike dhe kriza ekonomike janë faktorë që qeveria nuk po i adreson. Ai thekson se pavarësisht ndryshimeve në personel, efektiviteti për shtetin do të mungojë për sa kohë këto probleme nuk zgjidhen.

Lidhur me ministritë e reja të marra nga koalicioni VLEN, përfshirë Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet mes Bashkësive, Selmani shton se mungon një platformë bazë për veprim. Ai e sheh këtë si një reformë personale ose të subjekteve politike, pa tregues konkretë të rezultateve për qytetarët. Institucionet vazhdojnë të përballen me borxhe publike, duke ndikuar në funksionalitetin e tyre.

Ndryshimet e propozuara në kabinetin qeveritar pritet të votohen në Kuvend. Koalicioni VLEN do të drejtojë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive me Agon Feratin, ndërsa Jeton Shasivari do të marrë postin e ministrit të Drejtësisë. Sedat Sulejmani është propozuar për ministër të Kulturës. Nga ana tjetër, VLEN humbi dikasteret e Politikës Sociale dhe Shëndetësisë. Kuadrot e VLEN-it në Eurointegrime, Ekologji dhe Ekonomi – Bekim Sali, Muhamet Hoxha dhe Besar Durmishi – do të mbeten në pozicionet e tyre respektive.