Rihanna, 38 vjeç, u pa në humor të mirë duke bërë pazar në një supermarket në Los Anxhelos. Ajo u shfaq me një fustan bezhë, xhaketë xhinsi dhe taka të bardha të larta. Para hyrjes në dyqan, këngëtarja ndaloi për të bërë foto me fansat.
Ndërkohë, partneri i saj, reperi ASAP Rocky, është përballur me kritika në rrjetet sociale. Këto kritika erdhën pas një deklarate të bërë gjatë koncertit të tij në Phoenix më 24 qershor. Duke iu drejtuar grave në publik, reperi tha: “Falë Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t'ju kisha bërë namin.”
Komentin e tij, shumë përdorues në rrjetet sociale e konsideruan të papërshtatshëm dhe mungesë respekti. Pas publikimit të videos, reagimet ishin të ndara. Disa e cilësuan deklaratën fyese për Rihanna-n, ndërsa të tjerë e mbrojtën reperin, duke thënë se ishte shaka. Rihanna dhe ASAP Rocky janë bashkë që nga viti 2020 dhe kanë tre fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi këtë çështje.