Raporti i revizionit vë në dukje mangësi serioze, duke përfshirë mungesën e një regjistrimi të rregullt dhe në kohë të shpenzimit të barnave dhe materialeve mjekësore. Disa furnizime janë kryer para nënshkrimit të kontratave, me justifikimin e mosndërprerjes së shërbimeve shëndetësore. Gjithashtu, theksohet se nuk është formuar një farmaci spitalore, e cila duhet të menaxhojë barnat dhe materialet.

Parregullsitë shtrihen edhe në procedurat e prokurimeve publike. Klinikës i kanë mbetur borxhe të papaguara, disa prej të cilave janë më të vjetra se tre vjet. Raporti adreson edhe ngarkesën e lartë të klinikës, ku 66% e vizitave janë realizuar me urgjencë ose pa termin të caktuar përmes sistemit “Termini im”. Kjo situatë ndikon në organizimin dhe efikasitetin e punës së institucionit.