Sezoni i ri i La Ligas është parashikuar të nisë në fundjavën e 14-16 gushtit. Klubeve me lojtarë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës u jepet e drejta për të shtyrë ndeshjen e parë. Kjo pasi Franca dhe Maroku do të përballen në çerekfinale, duke siguruar praninë e të paktën një futbollisti të Real Madridit në mesin e katër kombëtareve më të mira.
Brahim Diaz përfaqëson Marokun, ndërsa Kylian Mbappe, Aurelien Tchouameni dhe Ibrahima Konate janë pjesë e Francës. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, konfirmoi se futbollistët e prekur do të përfitojnë një periudhë rikuperimi prej gjashtë javësh. Kjo përfshin tre javë pushim dhe tre javë përgatitje parasezonale, bazuar në marrëveshjen me Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë (AFE).
La Liga planifikon ta ndajë javën e parë të kampionatit. Disa ndeshje do të zhvillohen sipas kalendarit fillestar, ndërsa takimet e shtyra pritet të luhen në mesjavë, më vonë gjatë gushtit, mes javës së dytë dhe të tretë të sezonit. Edhe ndeshje të tjera, si Barcelona – Athletic Club, Atletico Madrid – Malaga dhe Celta Vigo – Osasuna, mund të ndryshojnë datë. AFE kishte propozuar shtyrjen e gjithë kampionatit për një javë, por La Liga vendosi të shtyjë vetëm javën e parë.