Klubi madrilen fitoi 60 milionë euro nga transferimi përfundimtar i Nico Paz te Como. Real Madridi kishte ruajtur të drejta të rëndësishme mbi mesfushorin argjentinas, gjë që mundësoi këtë fitim.
Një tjetër shumë prej 20 milionë eurosh erdhi nga kalimi i Victor Munoz nga Osasuna te Liverpooli. Kjo u realizua falë një klauzole që i garantonte Real Madridit 50 për qind të shumës nga shitja e ardhshme e lojtarit.
Madrilenët përfituan edhe 12.5 milionë euro të tjera nga transferimi i Alvaro Rodriguez nga Elche te Bournemouth. Edhe kjo marrëveshje i siguronte klubit 50 për qind të të drejtave mbi sulmuesin.
Në total, Real Madridi ka grumbulluar 92 milionë euro pa shitur asnjë lojtar nga ekipi aktual. Këto fonde do të ofrojnë një mbështetje financiare për buxhetin e afatit kalimtar veror.