Kryeministri Edi Rama ndau një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në postimin e tij, Rama përmendi rëndësinë e kësaj date edhe për Shqipërinë.

Krahas një fotografie të Statujës së Lirisë, Kryeministri theksoi se Pavarësia e SHBA-së është një festë me një energji të bukur, pavarësisht sfidave historike.