Kryeministri Rama, në një postim në X, i quajti protestuesit “korja e zezë e dështakëzemërakëve të Bulevardit”. Ai përsëriti se pas protestave qëndrojnë interesa të caktuara dhe “duar të huaja”. Kryeministri deklaroi se “kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!”

Këto deklarata vijnë në ditën e 33-të të protestave qytetare. Organizatorët shprehen se pakënaqësia lidhet me korrupsionin, qeverisjen, premtimet e pambajtura dhe gjendjen ekonomike në vend. Pavarësisht retorikës së Ramës, protestuesit kanë njoftuar se do të vazhdojnë mobilizimin, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.