Kryeministri Edi Rama, në një intervistë dhënë 11 vite më parë, deklaroi se nuk kishte ndërmend të plakësh në pushtet apo të shfaqej pafundësisht në ekranet televizive. Sipas Ramës, një drejtues duhet të dijë të largohet kur vjen mosha e caktuar, përpara se të humbasë qartësinë e mendimit.

“Nuk kam ndërmend të plakem dhe të bëhem lolo duke dhënë konferenca shtypi nga shtëpia për të mbajtur miletin në tension se ikën edhe mendja,” tha ai. Rama shtoi se e parashikonte tërheqjen nga jeta politike kur të mund të krijonte një studio private për të bërë gjërat që i mbeten.

Ai theksoi rëndësinë e sjelljes korrekte me qytetarët që i kanë dhënë besimin, pa u bërë si një “rob shtëpie” që duhet parë në televizor deri në pleqëri ekstreme apo deri në vdekje.