Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e protestës para Kuvendit, ku protestuesit tentuan të godasin me vezë automjetet e deputetëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shprehu se “korja e zezë e dështimeve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre” mund të prodhojnë vetëm dhunë fizike.

Sipas tij, durimi është ende i nevojshëm para se të vijë radha e reflektimit. Kjo është reagimi i dytë i kryeministrit pas incidenteve të së enjtes, ku pati përplasje mes forcave të rendit dhe demonstruesve.