Në mesazhin e tij të mëngjesit, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shpërndajë vargjet e njohura të shkrimtarit Dritëro Agolli. Poezia, me titull “Kundërshtarëve të mi”, u postua këtë të hënë në rrjetet sociale.
Poezia e plotë e shpërndarë nga Rama përfshin vargjet: “Ju aq baltë po hidhni mbi mua, Sa në baltën që kam përmbi trup, Mund të mbijë një dardhë a një ftua, Një korije e madhe me dushk. Në korije dhe dru mund të mbani, Mund të shkoni për gjah me langonj, Mund të ngjiti në pemë të hani, Po të doni dhe dardha dhe ftonj. Balta ngrihet mbi mua e pasur, Sa mbi baltën korija bleron… Trupin tim ma bleruat padashur Dhe ma bëtë vërtet plantacion.”
Ky veprim vjen në një kohë kur qeveria dhe Kryeministri Rama përballen me kritika dhe protesta të vazhdueshme prej 37 ditësh, të cilat kanë gjeneruar komente të shumta në publik dhe hapësirën mediatike.