Në njërën nga fotot, shfaqeshin protestuesit të mbledhur në bulevard. Fotoja tjetër tregonte tifozët e futbollit në “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, ku ndiqnin ndeshjen Portugali–Spanjë.
Krahas imazheve, Kryeministri Rama shkroi: “Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit. Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës, E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës, Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit, E qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”.