Megjithatë, Rama i quajti pjesëmarrësit e zhurmshëm në protesta si “dështakë dhe zemërakë”. Deklaratat u bënë gjatë Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus shërbimin publik për një Shqipëri Europiane.
Kreu i qeverisë theksoi transformimin kompleks të administratës, duke pranuar se pak përparim ka ndodhur që nga miratimi i ligjit të parë një dekadë më parë. Ai u shdhpreh se qytetarët kanë të drejtë të jenë kërkues dhe të ndihen të poshtëruar nga shërbimet shtetërore.
Kryeministri dha shembullin e nënës së një shoku të tij, e cila protestonte për shkak të shërbimeve të dobëta në poliklinikë. Ajo detyrohej të priste që në orën 05:00 të mëngjesit, ndërkohë që mjekët vonoheshin dhe largoheshin para orarit. Rama e cilësoi këtë ndjenjë si poshtërim nga shteti.
Ai shtoi se ndryshimi i administratës është më kompleks sesa mendohet dhe se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje burgu, por kërkon një sistem mbrojtës. Rama mbylli duke thënë se sistemi po lufton korrupsionin, në kundërshtim me perceptimin e zakonshëm.