Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka qenë pjesë e Samitit të NATO-s të zhvilluar në Ankara. Një moment i shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrit tregoi se atletet e Ramës u bënë objekt bisede mes disa liderëve. Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete si presidenti turk Erdogan, si dhe liderët Mark Rutte dhe Donald Trump.

Videoja tregon se Mark Rutte vuri re atletet e Kryeministrit Rama dhe ia tregoi menjëherë Presidentit Trump. Samiti u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa vetëm fjala hapëse e Erdogan u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.