Gjatë qëndrimit në Ankara, Kryeministri do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Rama do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin e punimeve me liderët e shteteve aleate.
Të mërkurën, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit rikonfirmon angazhimin e vendit si aleate aktive dhe kontribuese në sigurinë euroatlantike.