Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni shqiptar, po merr pjesë në Samitin dyditor të NATO-s në Ankara. Në këtë samit marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai do të marrë pjesë edhe në sesionin e punimeve me liderët e vendeve anëtare.

Një ditë më pas, Kryeministri Rama do të ketë një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Pjesëmarrja në këtë samit thekson angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme brenda NATO-s, duke kontribuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.