Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi se dhurata përfshinte pistoletën e personalizuar me emrin e secilit lider dhe municion. Mbetet e paqartë si do të procedohet me transportimin e pistoletës drejt Shqipërisë, për shkak të rregullave të rrepta mbi armët e zjarrit dhe municionin.
Karamuço shtoi se pistoletat janë prodhime elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, të markës Çanik, të vendosura në një valixhe të vogël të personalizuar. Ai theksoi se kryeministri britanik nuk pranoi ta marrë me vete dhuratën, por e la në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, me qëllim që ta marrë në një rrugë tjetër.