Kryeministri Edi Rama mori pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që mbahet këtë të mërkurë në Ankara. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe ministri i Brendshëm, Ermal Nufi. Gjithashtu, i pranishëm ishte ambasadori i Shqipërisë në NATO, Bardhyl Kollçaku.

Rama ndau pamje nga mbërritja e tij në rrjetet sociale, ku u pa duke u pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Kryeministri shqiptar zhvilloi edhe një takim me Rutten gjatë kësaj vizite.