Edi Rama publikoi sot në Facebook pamje nga 'Eagle Stadium', i cili u ndërtua posaçërisht për këtë ngjarje. Sipas kryeministrit, koncerti do të jetë më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në vend.

Koncerti i Kanye West pritet të mbledhë rreth 60 mijë spektatorë. Çmimet e biletave variojnë nga 120 euro deri në 339 euro.