Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale poezinë “Kundërshtarëve të mi” të Dritëro Agollit. Postimi i Ramës u bë në kontekstin e protestave masive që prej 37 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij dhe qeverisë.
Vargjet e ndara nga kryeministri thonë: “Ju aq baltë po hidhni mbi mua, Sa në baltën që kam përmbi trup Mund të mbijë një dardhë a një ftua, Një korije e madhe me dushk.” Rama ka akuzuar më parë se protestuesit po mashtrohen dhe përdoren, duke i cilësuar si të organizuara nga agjentë të huaj.
Gazetari Klevin Muka, i cili ka pasur një shkëmbim fjalësh online me kryeministrin, i është kundërpërgjigjur me poezinë “Një i çmendur një vend e çmend” të Agollit. Poezia e zgjedhur nga gazetari përmban vargjet: “Në vendin tim e në vendin tënd, Një i çmendur, një vend e çmënd.”