Zoti Rama ka hedhur poshtë akuzat për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove nga buxheti i shtetit për këtë event, duke deklaruar se ndërhyrja financiare e shtetit ishte vetëm 4 milionë euro. Sipas tij, ky fond u akordua për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit, i cili pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga dhjetëra shtete.
Kryeministri e konsideroi organizimin e koncerteve të tilla si një investim për zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe të vendit, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë në ekonomi. Ai krahasoi këtë event me finalen e Konferencë League, e cila solli një fluks turistësh. Deklaratat u bënë gjatë vizitës së tij në ambientet e stadiumit të improvizuar ku do të performojë Kanye West.
Ndërkohë, protestat kundër qeverisë vazhdojnë prej 38 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit. Qeveria është angazhuar në një fushatë dezinformimi, duke publikuar pamje nga protesta të cilat nuk reflektojnë masivitetin real të saj.