Kryeministri Edi Rama festoi ditëlindjen e tij të 62-të të shtunën. Ai postoi një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet me një kostum rozë pranë një flamingoje.

Në mesazhin e tij, Rama falënderoi të gjithë ata që i dërguan urime, duke theksuar pamundësinë për t'iu përgjigjur të gjithëve individualisht. Ai shtoi se mirënjohja shkon edhe për kritikat dhe komentet negative, të cilat i konsideron si provë se “nuk po jeton kot”.