Zoti Rama ndau një foto të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet pranë një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Përveç mirënjohjes për urimet, kryeministri shprehu falënderim edhe për komentuesit negativë, të cilët ai i cilësoi si “urrejtës besnikë”. Ai theksoi se prezenca e tyre është dëshmi se po jeton me kuptim. Zoti Rama theksoi pamundësinë për t'iu përgjigjur të gjitha mesazheve dhe telefonatave personale.